Nga Halil Matoshi/
1.
Në prill Kosova zgjedh Presidentin/en.
Vërtet nuk e zgjedh dot.
Albin Kurti pa sensin se “mjaft âsht mjaft” paralajmoi zgjedhje të jashtëzakonshme, në pranverë, si kercënim për opozitën.
Atë që ja metë hala në skenë.
PDK, LDK dhe AAK nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, ata duen nji President/e koncesual.
Sepse vota për nji mandat plus për Osmanin âsht konformizmi i tyne i radhës, sëkëndejmi fundi i tune si subjekte politike autonome.
Vjosa Osmani po rikthehet në skenë tue sprovu veten përballë taktikave të Kurtit ose si me u gjetë në teorinë e tij të lojnave me shumë akterë?
Ajo po mësynë me ia imponu Kurtit rikandidimin e saj, tue shantazhu me tërheqjen e Listës Guxo nga Kuvendi, nëse ta zâmë Kurti përpiqet ta krijojë shumicën prej 2/3 në Kuvend për Murat, Bashkim ose Bekim Jadharin, tre pinjollët e Jasharëve që janë në piedestalin moral të Kosovës.
2.
Sëkëndejmi, Vjosa Osmani – ajo nuk ka dëshmu asnji ditë të vetme VETËPËRMBAJTJE INSTITUCIONALE – hyn në garë zgjedhore, si dyshi i VVsë.
Me e risjellë sërish triumviratit simbolik antiestabilisment, Albin. Vjosë. Glauk.
Porse vështirë që funksionon ma.
Kosova nuk ka kohë për eksperimente. Duhet përgjigje shtetnore sfidave gjeopolitike.
3.
Kuvendi shpërndahet.
Vendi mbetët pa lidership deri në verë, me nji kryeministër në detyrë dhe me nji President/e në detyrë (Kryetari i Kuvendit kushdo që të jetë), por Vjosa Osmani nuk do të jetë më Presidente.
Kryetare Kuvendi ose Ministre po!
Ajo mundet me shpresu veç nëse VVja i fiton 75% të votave tue shtypë opozitën!
4.
Asaj ashiqare po i konvenon demokracia joliberale që po e etablon Kurti, me u ringritë në emën të popullit.
Porse, a ka me qenë e lumtun në nji partitilokraci pa opozitë dhe nën kritikat e aleatëve të Kosovës për regjim autoritar!?
5.
Presidentja po pret që Albin Kurti ta përmbysë rendin kushtetues, për hirë të akomodimit të saj persona dhe ta emrojë – në emën të popullit – si Presidente, në vend se të zgjidhet me votë demokratike!?
Zoja Osmani e di se, simas praktikave të deritashme, Presidenti/ja nuk mundet me u zgjedhë pa koalicion me ndonji parti tjetër (pra pa koncensus minimal), sëkëndejmi ajo po llogaritë se mund të fitojë në konkurrencë me taktikat e Kurtit.
Pak e besueshme.
6.
Agjenda e fshehtë:
Me popullin shqiptar gjithandej, kundër shtetit kosovar!?




















