Përqafimet e Edi Ramës me Ivanka Trump në Shqipëri në hijen e mega-projektit turistik prej 1 miliard dollarësh të Jared Kushner!” Ky është titulli që media greke “Protothema” e cila shpesh herë ka shkruajtur për vendin tonë dhe për projektin në Sazan, e ka shoqëruar artikullin e saj për vizitën e fundit në Shqipëri të vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Ivanka Trump.

Vizita e vajzës së Donald Trump në Shqipëri, e cila nuk ishte thjesht një ndalesë protokollare, por një lëvizje e mirëkalkuluar ku ishte e përzier diplomacia, interesat familjare dhe një nga projektet më të madhe turistike në Mesdhe, ka “xhelozuar” kështu fqinjët tanë.

Në artikullin e mëposhtëm ata kanë shkruar për darkën e saj me Ramën në Vlorë, ku të pranishëm ishin dhe arkitektë të famshëm ndërkombëtarë. Artikulli ndalet edhe te transformimi i Sazanit nga ish-bazë ushtarake sekrete në destinacion luksoz, si dhe te roli personal i Edi Ramës në afrimin e familjes Trump me Shqipërinë.

Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump , patën një darkë pune në qytetin e Vlorës .

Sipas Euroneës Albania, në darkë morën pjesë anëtarë të ekipit të punës së Ivanka Trump dhe arkitektë nga e gjithë bota, si pjesë e investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner , po planifikojnë në ishullin e Sazanit në Shqipëri.

Argëtimi për dy zyrtarët u sigurua, sipas të njëjtit burim, nga një grup muzikor polifonik. Pas darkës, Edi Rama dhe Ivanka Trump u panë duke u larguar me të njëjtin automjet si pjesë e një autokolone prej rreth 50 makinash.