“Ne do ta qeverisim vendin derisa të ketë një tranzicion të sigurt dhe të drejtë për popullin venezuelian”, tha Donald Trump.
“Maduro dhe Flores, gruaja e tij, janë në rrugë për në Nju Jork, ku do të paditen për fushatën e tyre të trafikimit të drogës në Shtetet e Bashkuara”, konfirmoi Donald Trump në një konferencë për shtyp. Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi operacionin ushtarak të sonte në Venezuelë në një konferencë për shtyp nga Mar-a-Lago. “Një nga vendosjet më të fuqishme të ushtrisë amerikane. Një sulm spektakolar në Karakas, i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, komentoi Trump, “për të arrestuar diktatorin Maduro”.