Presidenti i SHBA Donald Trump tha se SHBA po emëron njerëz për të menazhuar Venezuelën pas arrestimit të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro. Trump tha se zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ‘është e gatshme të bëjë atë që ne mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën përsëri të madhe”.
“Po emërojmë njerëz dhe do t’ju njoftojmë se kush janë ata. Marco Rubio, po punon për të menaxhuar situatën me nënpresidentin e Venezuelës”, u përgjigj Donald Trump gazetarëve që e pyetën se si synon të veprojë tani pas arrestimit të Maduros.




















