“Vitin që do të vijë ne do të tërheqim të gjitha tarifat roaming midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”. Tre muaj më parë, shefja e Komisionit Evropian ju bëri shqiptarëve këtë premtim të madh: të udhëtosh në çdo vend anëtar të BE-së, pa u shqetësuar për tarifat e telefonit.
Ky nuk është ende një realitet, por qeveria ka hartuar ndryshime ligjore që i hapin rrugë realizimit të tij.
Projektligji i ri, është si një “pasaportë digjitale”: ashtu siç lëvizim të lirë nëpër Evropë, së shpejti edhe valët e telefonit tonë do të udhëtojnë pa “viza” tarifore, duke e bërë të padukshëm, kufirin midis Tiranës dhe vendeve të BE-së, në faturën tonë telefonike.




















