Ushtria e Kinës bëri të ditur se ka ndjekur dhe monitoruar kalimin e shkatërruesit amerikan me raketa të drejtuara USS Finn dhe anijes oqeanografike kërkimore USNS Mary Sears nëpër Ngushticën e Tajvanit, gjatë datave 16 dhe 17 janar.

Lajmi u publikua të shtunën përmes një njoftimi zyrtar në llogarinë WeChat të ushtrisë kineze.

Një zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës deklaroi se forcat kineze mbeten “në gjendje gatishmërie të lartë në çdo kohë” për të “mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”.