Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar këtë të mërkurë nga paraburgimi i Durrësit, në përvjetorin e një prej ngjarjeve më të rënda që ka tronditur kryeqytetin.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veliaj ka kujtuar katër qytetarët që humbën jetën 15 vite më parë, në atë që ai e cilëson si “një nga ditët më të errëta” për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë.

“Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.

Nuk ju harroj!”, shkruan Veliaj, duke e shoqëruar reagimin me simbolin e qiririt dhe flamurit shqiptar.