Një grabitje raportohet se ka ndodhur pak më parë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, në ambientet e një marketi të rrjetit “Eco Market”.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar, i armatosur me thikë, dyshohet se ka kërcënuar kasieren dhe ka marrë kasën me para, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të dyshuar, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë në vijim.

















