Këtë të shtunë, një grup qytetarësh protestuan në Vlorë lidhur me shqetësimet për zhvendosjen e tregut, pak para nisjes së një aktiviteti zyrtar.

Gjatë protestës, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali zgjodhi të mos iu shmangej qytetarëve, por iu afrua për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Ajo komunikoi drejtpërdrejt me protestuesit, duke kontribuar në qetësimin e situatës dhe duke sqaruar qëndrimin institucional.

Dialogu u zhvillua pa tensione dhe, në përfundim, një pjesë e qytetarëve reaguan me duartrokitje. Situata u menaxhua pa incidente dhe aktiviteti vijoi normalisht.