Chelsea po shqyrton mundësinë për të transferuar Vinicius Junior. Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë plot 135 milionë paund për kartonin e sulmuesit brazilian.

Braziliani ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2027. Aktualisht, rinovimi i kontratës nuk konsiderohet prioritet dhe Reali po vlerëson edhe opsionin e shitjes.

Lojtari raportohet se është i hapur për një transferim në Londër. Ai nuk është plotësisht i kënaqur me situatën e tij aktuale te Reali i drejtuar nga Xabi Alonso.

Me Real Madridin, Vinicius ka fituar 14 trofe dhe ka shënuar 111 gola në 347 ndeshje.

Paralelisht me planifikimin e merkatos, Chelsea po punon edhe për zëvendësimin e trajnerit Enzo Maresca, me Liam Rosenior si kandidat kryesor.