FK Partizani ka festuar sot 80-vjetorin e krijimit të klubit, në një event të veçantë të organizuar në kompleksin sportiv të “të kuqve”. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive, duke reflektuar historinë, traditën dhe kontributin e një prej klubeve më të mëdha të futbollit shqiptar.
Në këtë përvjetor jubilar ishin të pranishëm emra të njohur të futbollit shqiptar, ish-legjenda të Partizanit, gazetarë sportivë, si edhe përfaqësues nga politika, arti dhe jeta publike, të cilët i dhanë edhe më shumë peshë dhe simbolikë këtij momenti historik për klubin.
Në fjalën e tij, presidenti i FK Partizani, Gaz Demi, bëri një bilanc të punës dhe investimeve ndër vite, duke u ndalur veçanërisht te premtimi i dhënë në 70-vjetorin e klubit. Ai theksoi se atëherë kishte premtuar se Partizani do të kishte “shtëpinë e tij”, ndërsa sot ky premtim është shndërruar në realitet, me ndërtimin dhe funksionimin e kompleksit sportiv modern.
Presidenti Demi ngriti gjithashtu edhe një çështje të rëndësishme për të ardhmen e sportit shqiptar, duke i bërë thirrje qeverisë për mbajtjen e premtimit lidhur me ligjin e sponsorizimit. Sipas tij, miratimi i këtij ligji do të ndihmonte bizneset të investojnë më shumë në sport, duke krijuar kushte më të mira financiare për klubet dhe duke rritur ndjeshëm mundësitë për sukses të ekipeve shqiptare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
80-vjetori i FK Partizani shërbeu jo vetëm si një festë për të kaluarën e lavdishme të klubit, por edhe si një mesazh i qartë për vizionin dhe ambiciet e së ardhmes.
FAJLIMI I PRESIDENTIT TE PARTIZANIT, GAZ DEMI
???????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????? ???????????????????????????? ???????????????? ????????̈ ???????? ???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????? ???????????????????????????????????? ????
Demi: Festojmë 80 vite krenari për një klub legjend të futbollit shqiptar, një emër që është ndërtuar nga një brez i tërë trajnerësh sportistësh e të gjithë ata që kanë kontribuar.
Para 10 vitesh dhashë premtimin se do të kishim një stadium, dhe ky premtim është mbajtur duke u kthyer në realitet. Me ndihmën e qeverisë shqiptare, ato karakatinat që patë gjatë rrugës kur erdhët këtu do të bëhen terrene sportive për të ardhur në ndihmë të brezave të rinj.
Dua të evidentoj ndihmën e familjes, si dhe partneritetin e Federates dhe qeverisë.
Akademia është kthyer në një burim, këto shkolla akademia për të rinjtë nuk bëhen vetëm nga ne biznesmenët, por kjo kërkon ndihmën e politikanëve ku vlen të theksohet ligji i sponsorizimeve. Edhe Kosova është para nesh.
I bëj thirrje kryeministrit ta bëjë premtimin realitet, ne kemi qenë para Kosovës dhe tani jemi pas.
Prej kohës së Skënderbeut të Korçës, asnjë klub nuk ka dalë në Europë ndërsa në Kosovë po dalin shpesh sepse kanë më shumë buxhet. Ju përshendes dhe faleminderit për pjesëmarrjen.




















