Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Selam Harrizi, ka folur këtë të shtunë në “Balkan Talks” me Franko Egron mbi qasjen që ka Franca për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“E vërtetë, Franko, janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën në NATO. Në Francë nuk kemi një përgjigje konkrete. Franca dhe BE-ja janë të fokusuara më shumë në luftën Ukrainë-Rusi. Deklaratat e fundit të Macron janë që, përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, të shkohet më tutje dhe të ketë një perspektivë europiane dhe me një rezultat pozitiv. Macron e thekson të ketë një njohje reciproke. Kurse për NATO-n edhe Brukseli është në pikëpyetje. Kosova i ka përmbushur standardet ushtarake dhe demokratike dhe funksionale. Duke u bazuar në kontekstin aktual politik, Kurti flet për spiunazhe hibride, duke thënë se sulmet serbe dhe ruse paraqiten në Prishtinë. Por nuk kemi një deklaratë zyrtare të Parisit për anëtarësimin e Kosovës në NATO.” – tha Harrizi.