Saga e transferimit të Ademola Lookman ka marrë fund. Sulmuesi ndërkombëtar nigerian ka firmosur një kontratë katërvjeçare me Atlético Madrid, pas muajsh negociatash dhe interesimi nga Interi dhe Fenerbahçe. Shuma zyrtare e transferimit nuk është bërë publike, por sipas mediave arrin rreth 40 milionë euro.

Lookman vjen pas tre sezonesh shumë të suksesshme me Atalantën, ku spikati veçanërisht me “hat-trick”-un historik në finalen e Europa League ndaj Bayer Leverkusen në maj 2024. Edhe pse pati një fillim sezoni të vështirë pas rikthimit në shtator, ai shkëlqeu me Nigerinë në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke kontribuar me 3 gola dhe 4 asistime deri në gjysmëfinale.