Një aksident është regjistruar këtë të diele në sheshin “Demokracia” në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:05 ku një makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur humoristi Nexho Shabani. Ai është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.