Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur se gjatë një kontrolli në Tregun e Milotit, DRAKU Lezhë konstatoi një individ që tregtonte mish derri pa certifikatë veterinare, pa vulë identifikimi dhe pa faturë tatimore, në kushte të papërshtatshme për tregtim.

Si pasojë, u bllokua dhe u asgjësua një sasi prej 75,8 kg mish derri, ndërsa subjekti përgjegjës u gjobit administrativisht.

AKU thekson se masat u morën menjëherë për parandalimin e çdo rreziku për konsumatorët dhe fton qytetarët të blejnë vetëm nga subjekte të licensuara dhe të denoncojnë çdo parregullsi në tregtimin e ushqimit.