Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nga Brukseli se Parlamenti Europian mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përmes një videomesazhi nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, Balla theksoi se “draftrezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicien tonë për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027”.
Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e Europës: Qëndrueshmëria e Tregut të Punës dhe Kohezioni Social”.
Në këtë seancë, Balla do të paraqesë progresin e Shqipërisë në negociatat me BE-në, reformat në tregun e punës dhe angazhimin për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.




















