Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Mynih me Florian Hahn, Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme Federale e Gjermanisë.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipëria dhe Gjermania, të cilat sot janë në nivelin më të lartë historik. Kryetari i grupit socialist Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të drejtpërdrejtë që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në proceset e reformave dhe zhvillimit.

Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Gjithashtu gjatë takimit Balla u shpreh se Gjermania mbetet një partner strategjik dhe një zë i rëndësishëm në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku dy vendet aderojnë.