Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka folur këtë të hënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut. Bardhi ka thënë se mazhoranca nuk e ka autorizuar SPAK për të vepruar më tej mbi imunitetin e zv/Kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi: Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut.