Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Tiranë me Drejtorin për Europën dhe Azinë të Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Mark Tervakoski, si dhe me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Gjatë takimit u riafirmua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si aleatë në NATO.
Në fokus ishte bashkëpunimi në forcimin e shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.




















