Janë zbardhur diskutimet e kësaj të hëne në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Në informacionin e siguruar nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, bëhet e ditur se ka pasur diskutime lidhur me mbarëvajtjen e veprimeve politike të ndërmarra nga demokratët, ku nuk ka pasur dakordësi për bojkotimin e propozuar nga kryetari Sali Berisha ndaj punimeve të Kuvendit.
Kjo çështje lidhet veçanërisht edhe me zhvillimin e punimeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Deputetët Eno Bozdo, Luan Baçi, Bledi Himi, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Oerd Bylykbashi dhe Ina Zhupa janë shprehur me rezerva ndaj bojkotimit të komisioneve parlamentare. Ata kanë kërkuar që të mos “lirohet terren”, duke propozuar vijimin e punës parlamentare.
Nga ana tjetër, Berisha është shprehur se vendimi final, sipas tij, i takon kryesisë së partisë.




















