Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë dramatike para selisë së PD, duke nxitur alarmin për incidentet e protestës së kësaj të marte. Ai pretendoi se një nga protestuesit është qëlluar me snajper, duke i dhënë ngjyrime të forta dhe tmerruese zhvillimeve të fundit.

Deklarata e Berishës erdhi menjëherë pas vizitës së tij në spital, ku vizitoi deputetin e PD, Bledion Nallbati, i cili ka pësuar lëndime dhe aktualisht është i shtruar në Spitalin e Traumës. Qasja e Berishës, mes akuzave dhe dramatizimit, duket se synon të rrisë tensionin politik dhe të mbajë vëmendjen e opinionit publik mbi PD-në.