Në prag të protestës së paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje të drejtpërdrejtë Policisë së Shtetit, duke i ftuar efektivët të “bashkohen me qytetarët” në atë që ai e cilëson si një kryengritje paqësor
Sali Berisha: Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh. Bashkohuni me misionarët që do shporrin këtë qeverinë, do rikthejnë lirinë, udhëtimin drejt Europës.
Të gjithë në Tiranë në kryengritjen paqësore të fitores, për Europën. Mirënjohje KE për deklaratën e sotme që i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë s’mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë te… aty ku e ka vendin. Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë.




















