Situata e trafikut në aksin nacional Librazhd-Prrenjas vijon të paraqitet e rënduar, si pasojë e bllokimit të segmentit në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”.
Në një njoftim zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, bën me dije se, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe për të shmangur vonesat e gjata, sugjeron përdorimin e akseve alternative.
Rrugët alternative për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh -Elbasan
Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Rrugë alternative për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës -Rruga e Arbërit
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës që të tregojnë mirëkuptim për situatën e krijuar, si dhe të ndjekin me kujdes sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.




















