Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela ka përfunduar në spitalin e burgut.

Mësohet se Çela ka shfaqur probleme mjekësore gjatë qëndrimit në qeli dhe është transferuar në ambientet e spitalit.

Çela ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete, ku vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë që po ashtu ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga paraburgimi në ‘arrest shtëpie’.

Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian.

Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.

Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës.

Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.