Në orën 12:00 u mbajt shorti i Ligës së Kampioneve në Nion të Zvicrës.
Në fazën 1/8 do të ketë dy supersfida si PSG-Çelsi dhe Real-Siti. Ndeshjet e para të këtij turi luhen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit me 17-18 mars.
Goglat ndërkohë u treguan bujare me Barcelonën, që sfidon Njukasëllin dhe jo PSG-në. Liverpulit mat forcat me Gallatasarajn dhe Bajern Mynih me Atalantën.
Sfidë interesante është edhe Atletiko-Totenhem. Arsenali ndërkohë do sfidojë Leverkusenin, teksa sfida mes dy suprizave është ajo mes Bodo/Glimt dhe Sportingut të Lisbonës.
SHORTI PËRFUNDIMTAR
PSG – Çelsi
Real Madrid – Mançester Siti
Njukasëll – Barcelona
Bogo/Glimt – Sporting Lisbonë
Gallatasaraj – Liverpul
Atalanta – Bajern Mynih
Atletiko Madrid – Totenhem
Leverkusen – Arsenal




















