Si në çdo protestë që organizon PD, gazetari i familjes Berisha, Çlirim Peka, e shpall si fakt të kryer rënien e qeverisë së Edi Ramës.
Edhe këtë herë, në ditën e protestës, ai u shpreh me siguri se qeveria do të bjerë “sot”, ashtu siç ka deklaruar edhe pak javë më parë, duke e përsëritur të njëjtin mesazh.
Në postimin e tij, Peka shkruan:
“Koha e fjalimeve ka mbaruar, të gjithë e dinë se është në fundin e tij. Dilni sot e mbaroni punë me të. Është punë për t’u kryer!”




















