Dy automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së biznesmenit Rexhep Korbi.

Ky i fundit është pronar i një restoranti dhe një plazhi në bregdetin e Ksamilit.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht po hetohet në pistën e konfliktit të pronësisë.