Që Sali Berisha është një shtetar prepotent dhe gjakatar nuk vërtetohet vetëm nga retorika e tij e ashpër dhe masakrat e bëra gjatë viteve që ishte në pushtet, por edhe në komunikime zyrtare.
Ndërkohë që në vitin 1997 Shqipëria digjej dhe qytetarët shembeshin rrugëve si birila nga plumbat qorrë ose të qëllimshëm, Berisha kishte hallin e pushtetit të tij. Për ta mbrojtur me çdo kusht, asokohe president i vendit, Berisha urdhëronte armatosjen e plotë dhe mobilizmin e rezervistëve në veri të vendit.
Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka publikuar një urdhër sekret të lëshuar në vitin ’97 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Adem Copani dhe Gjenerali Bashkim Gazidede.
Urdhëri vlen për rezervistët në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër,Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel, dhe kërkohet që “të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent për në Akademinë e Forcave Tokësore TIRANË (ish Shkolla e Bashkuar)”.




















