Ekipet e “Sunday League” kanë zbritur sërish në fushë kësaj here për kompeticionin “FSHF Cup”.

Në kompleksin “Football Republic, Redi Jupi” shorti ka vënë përballë njëra – tjetrës ekipet e Albamer dhe Barrikadës, një ndeshje e rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar përballja mes dy ekipeve në fushën e lojës rezervoi një ndeshje të fortë, gjë të cilën e tregon edhe rezultati minimal.

Djemve të drejtuar nga Martin Biba u mjaftoi një gol i të përhershmit Mario Gjoka në minutën e 34’ të takimit për të kaluar në fazën tjetër.

Me këtë rezultat Barrikada vazhdon rrugëtimin në “FSHF Cup” në fazën gjysmëfinale. Ekipi i teknikut Biba duket e ka seriozisht fitimin e këtij kompeticioni të cilin po e vlerëson maksimalisht njësoj si kampionatin.