Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt vendit tonë. Gazetarja Keti Banushi informon se vetë Durim Bami nuk është paraqitur në seancë, por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati. Ky i fundit i ka kërkuar Gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por togat e zeza rrëzuan kërkesën.
Organi i akuzës SPAK përfaqësohej nga Prokurori Altin Dumani. Ndërkohë edhe në këtë seancë për masë sigurie avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin para trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, se klientit të tij po i rrezikohet jeta në burgun 313.
Kërkesa e tij, e bërë një ditë më parë do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK për transferimin e tij në një burg tjetër.




















