Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) po zhvillohet seanca paraprake për çështjen e hakerimit të SPAK, ku vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim me tre të pandehurit: Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

Në gjykatë është paraqitur Agim Ismaili, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka marrë të dhëna të cilësuara si sekret hetimor nga emailet e tre prokurorëve të Posaçëm.

Seanca paraprake do të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim të rregullt për shqyrtim të mëtejshëm.