Kryeministri Edi Rama është shprehur se lidhur me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të shprehet Parlamenti më parë dhe pastaj do të kalojnë ndryshimet në kodin e procedurës penale.

“Rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me gjithë përgjegjësinë që kemi si shumicë qeverisëse. Sa i përket aspektit kohor, Parlamenti do të shprehet për imunitetin dhe më pas do të kalojë në votim ky ndryshim.

Nuk ka asnjë lidhje me rastin konkret. Për aspektin tjetër, nuk është kjo dita për të folur, do të flasim në momentin e duhur, kur të bëhen procedurat e tjera”, tha Rama.