Belind Këlliçi, deputet i PD-së, zbuloi detaje një natë më parë lidhur me protestën që do të mbahet ditën e sotme nga opozita.
Ai u shpreh një ditë para protestës se do të vendoset nga populli për të qëndruar në sheshin para kryeministrisë me qindra çadra, fill pas kësaj në parlament do të hyhet në grevë nga deputetët e PD.
Me sa duket, skenari mund të jetë që pasi të fillojë qëndresa para kryeministrisë ditë-natë, deputetët do turren drejt Kuvendit për të hyrë brenda, ndërkohë policia nuk do t’i lejojë të hyjnë deputetët. Dhe kjo mund të sjellë pasoja përplasje të forta fizike.




















