Kylian Mbappe dërgoi këtë të premte në selinë e Paris Saint Germain një përmbarues. Lajmi bëhet i ditur nga ‘L’Equipe’ sipas së cilës përmbaruesi shkoi në zyrat e klubit parizien për të ekzekutuar urdhrin e Gjykatës ndaj klubit parizien për të paguar shumën që i detyrohet futbollistit.
Në muajin dhjetor, Paris Saint Germain u dënua nga Këshilli i Prud’Hommes me pagimin e 60.9 milionë euro në favor të futbollistit nga të cilat janë paguar 55 milionë, pra i mbeten edhe 5.9 milionë euro
Paris Saint Germain ka afat deri në 19 shkurt për të apeluar vendimin dhe ndonëse në fillim nëpërmjet një komunikate theksoi se do të vepronte me mirëbesim duke u rezervuar për cdo apelim të mëtejshëm, klubi nuk ia ka paguar sulmuesit një pjesë të shumës që i detyrohet futbollistit
Gjykata e Punës i dha të drejtë futbollistit të Realit të Madridit në dhjetor që prej 2 vitesh i kërkonte klubit 55 milionë euro në formën e pagesës dhe shpërblimeve të prapambetura. Paris Saint Germain ende mund të apelojë vendimim, një skenar që nuk mund të përjashtohet duke qenë se ende nuk e ka paguar një pjesë të shumës së detyruar.
Po kështu klubi francez u urdhërua që në faqen e tij të internetit të publikonte vendimin, gjë që ende nuk ka ndodhur. Por edhe nëse apelon, Paris Saint Germain ka shumë pak opsione që të fitojë duke qenë se edhe Liga edhe gjykata e zakonshme i kanë dhënë të drejtë Kylian Mbappe. Futbollisti dhe avokatët e tij nuk marrin në konsideratë asnjë ndërmjetësi dhe do të kërkojnë që në ditët në vazhdim të marrin edhe 5 milionë eurot që klubi francez i detyrohet ende.




















