Këtë të martë është zhvilluar protesta e opozitës, e ndërmarrë nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Pas fjalës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, janë lëshuar molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë me ujë.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrjet e policisë, të cilët kanë bërë thirrje që protestuesit të largojnë fëmijët nga tubimi.