Sandro Tonali është në fokus të Manchester United për sezonin e ardhshëm, shkruan “The Telegraph”.
Mesfushori i Newcastle ka qenë tashmë subjekt i bisedimeve të shumta në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Edhe Arsenali thuhet se është i interesuar për të dhe ka pasur bisedime të avancuara.

Ish-lojtari i Milanit është një nga futbollistët më të ndjekura nga Djajtë e Kuq: Casemiro do të largohet në fund të sezonit, dhe klubi kërkon një zëvendësues. Juventus dhe Manchester City gjithashtu thuhet se janë të interesuar për mesfushorin.