Barazimi në Londër mes Tottenham dhe Manchester City ka mbartur me vete edhe polemikat.
Citizens që morën avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë ndaj Hotspurs, e panë veten që të arrihen nga londinezet, por ai që është shndërruar në temë diskutimi ishte goli i shënuar nga Solanke për Tottenham.
Sipas Manchester City ky gol erdhi pas një faulli të kryer mbi Guehi, një episod që nuk u verifikua në sistemin VAR, ndërsa pas ndeshjes erdhi edhe shpërthimi i Rodrit që shfryu të gjithë frustrimin e tij.
‘I dha një goditje në këmbë Marc, është e dukshme. Nuk është vetëm sot, janë 2-3 ndeshje radhazi-tha Rodri-sinqerisht nuk e kuptoj pse…Besoj se Premier League dëshiron që titullin këtë vit ta fitojë Arsenali, ndoshta është lodhur të shohë City të triumfojë thuajse gjithnjë në 10 vitet e fundit. Arbitri duhet të jetë neutral; kështu nuk është e drejtë’




















