Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.
Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të marrë më 17 qershor të vitit të kaluar, ndërsa SPAK pritet të nxjerrë urdhër-arrestin.
Përveç dënimit me burg, Memollës i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. Rrogozhina shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.




















