Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026” kanë nisur dhe medaljet e para janë shpërndarë, ndërsa Shqipëria përgatitet të debutojë me katër sportistë.
Ekipi kuqezi përfaqësohet nga skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. I pari që zbret në pistë është Denni Xhepa, i cili garon sot në disiplinën Super-G në Bormio, duke nisur nga ora 11:30. Ai do të vijojë më 14 shkurt në Slalomin Gjigant dhe më 16 shkurt në Slalom.
Më 15 shkurt do të garojnë Lara Colturi dhe Semire Dauti në Slalomin Gjigant, ndërsa më 18 shkurt në Slalom do të marrin pjesë të tre sportistet shqiptare.
Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet me katër sportistë në një Olimpiadë Dimërore, duke shënuar një moment historik për sportin shqiptar.
Kalendari i plotë i garave të sportistëve shqiptarë në ‘Milano Cortina 2026’:
Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Super Gjigandit që starton nga ora 11:30 në Bormio.
Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant që starton në orën 11:30 në Bormio.
Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.
Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10:00 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.




















