Kontrollet e sigurisë në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’ janë mjaft të hollësishme; detektorët e metaleve dhe kontrollet nuk kursejnë askënd, madje edhe çadrat me majë konfiskohen dhe kthehen në hyrje.

Por stadiumi i skijimit në terren të hapur i ‘Val di Fiemme’ në Lago di Tesero nuk mund ta parashikonte mbërritjen e një qeni të racës husky me emrin Nazgul në pistë gjatë kualifikimeve për sprintin ekipor të femrave.

Qeni, i cili mbante një qafore dhe ndoshta i kishte shpëtuar pronarit, përshëndeti me gëzim disa atlete pranë vijës së finishit. Ai u përqendrua veçanërisht te sllovenia Lucija Medja dhe argjentinasja Nahiara Diaz Gonzalez. Për fat të mirë, ato nuk u prekën, ishte thjesht një incident i paplanifikuar që argëtoi spektatorët në tribuna dhe në televizor. Madje Nazgul kaloi edhe vijën e finishit.

Sipas “Eurosport”, qeni quhet Nazgul dhe pronarja është Alice Varesco, një ish-skiatore që banon dikur afër pistës. Imazhet e qenit në pistë kanë bërë menjëherë xhiron në rrjetet sociale dhe do të jenë me siguri një nga episodet më të veçanta të ‘Milano-Cortina 2026’.