Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen ka deklaruar se situata me Shtetet e Bashkuara është përmirësuar pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump që të blejnë Groenlandën. Ai shtoi se kriza nuk ka mbaruar.

“Kriza nuk ka mbaruar dhe ne ende nuk kemi një zgjidhje”, tha ministri gjatë një konference për shtyp në Nuuk, kryeqytetin e territorit autonom danez.

“Ne jemi në një pozicion shumë më të mirë tani sesa ishim disa javë më parë”, shtoi ai.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Mojfelt tha se është pozitive që bisedimet me SHBA-në po vazhdojnë. Sipas saj bisedimet nuk janë ende aty ku Groenlanda do të donte që të ishin dhe për këtë arsye është shumë herët për të parashikuar se ku do të çojnë ato.

“Nuk jemi ende aty ku duam të jemi. Do të jetë një udhëtim i gjatë, kështu që se ku do të përfundojmë, është shumë herët për të thënë”, tha ajo.