Me 72 vota pro është miratuar në Kuvend kalendari trejavor i punimeve. Kundër ka votuar deputeti Agron Shehaj, i cili gjatë seancës ka kundërshtuar procedurën, duke deklaruar se kalendari i punimeve i është vënë në dispozicion vetëm në atë moment.
Gjatë shqyrtimit të pikës, Shehaj iu afrua foltores dhe iu drejtua drejtueses së seancës, nënkryetares së Kuvendit Klodiana Spahiu Seanca vijoi më pas me rendin e parashikuar të ditës.




















