Fayza Lamari, nëna e yllit të futbollit Kylian Mbappé, nuk është thjesht një figurë prindërore, por edhe menaxherja kryesore e karrierës së tij. Sipas A Bola, ajo fiton rreth 4.5 milionë euro në vit, një shumë që tejkalon pagat e disa lojtarëve të Real Madridit, përfshirë Arda Güler, Brahim Diaz dhe Endrick.

Lamari menaxhon çdo aspekt të karrierës së Mbappé, nga kontratat dhe strategjia e imazhit te investimet personale, duke vepruar pothuajse si një CEO. Fillimisht ajo kërkoi 50% të të ardhurave të djalit, por pas negociatave u arrit një kompromis prej 30%, pjesë e të cilave shkojnë për fondacionin e Kylian për fëmijët në nevojë.

Përveç menaxhimit të drejtpërdrejtë të Mbappé, Lamari është e përfshirë edhe në Stade Malherbe Caen, klub në pronësi të futbollistit.