Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me sulmin e përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke deklaruar se:
“Shumë shenja tregojnë se Khamenei nuk është më gjallë.”
Netanyahu iu drejtua gjithashtu popullit iranian: “Mos e humbisni këtë mundësi. Është një mundësi që vjen vetëm një herë në një brez. Dilni në rrugë. Rrëzoni regjimin tuaj vrasës. Ne jemi me ju. Plani i Khameneit për të shkatërruar Izraelin nuk ekziston më. Ka indikacione në rritje se vetë Khamenei nuk është më këtu.”
Ai shtoi se në ditët në vijim, forcat izraelite do të sulmojnë mijëra objektiva në të gjithë Teheranin.




















