Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli pas triumfit në derbi që të kuqtë regjistruan ndaj Tiranës, me shifrat 2 me 1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, numri 1 i “Demave”, ndër të tjera deklaroi:

“Loja e pjesës së parë ishte shumë e mirë. Pjesa e dytë, që të jemi korrekt, duhet të kishim dalë barazim. Dy shtyllat e Tiranës, ishim fati i Partizanit.

Nuk ka kampionat pa derbi, çfarë do që të ndodhi, do isha më i gëzuar të dilnim barazim. Fitoi Partizani, jam edhe më shumë i gëzuar. Afrimet e reja janë teorike, ja kam lënë në dorë Agim Ibrahimit, trajnerin e kam vendosur vetë.

Është djalë i mirë dhe po ecën mirë. Që të themi afrimet e reja, sepse ne s’po na vijnë akoma të vjetrat. Siç më thonë stafet që Partizani do eci më mirë. Mos flasim më shumë, themi të shpresojmë që ne të shkojmë në katërshe dhe të luftojmë për Kupën.

Partizani po nuk doli në Europë këtë vit është i mbaruar, jemi me koeficientin më të madh ne Europë, 7.5.

Unë si president ia kam plotësuar çdo dëshirë si trajnerit, si drejtorit sportiv, i kam thënë do flasim në qershor bashkë. Para disa minutash më mori në telefon drejtori sportiv dhe më kërkoi diçka, i thashë mos më thuaj mua fare, t’i vendos dhe unë e bëj. Në qoftë se nuk dalim në Europë të dy janë të dështuar”, deklaroi Gaz Demi.