Personat me shtetësi të dyfishtë britanike janë paralajmëruar se mund t’iu refuzohet hipja në një fluturim, traget ose tren për në Mbretërinë e Bashkuar pas 25 shkurtit, përveç nëse kanë një pasaportë të vlefshme britanike.

Paralajmërimi nga Ministria e Brendshme vjen mes dhjetëra ankesave nga britanikë që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit, të cilët papritmas janë gjendur në rrezik të mos lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Problemi ka lindur për shkak të një ndryshimi në kontrollet kufitare më 25 shkurt, kur të gjithë ata që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë nevojë për leje për të udhëtuar, përveç nëse janë shtetas britanikë ose irlandezë.