Jetmir Olldashi, pjesë e dosjes Babale, ku është i përfshirë edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka dështuar në Gjykatën Kushtetuese.

‘Gazetari’ kishte kërkuar pafajësi dhe shfuqizim të vendimeve të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si dhe të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ndërkohë Gjykata kushtetuese ka vendosur moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.