Policia e Shtetit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë si muaj sakrifice, solidariteti, durimi dhe respekti për njëri-tjetrin.
Në mesazhin e saj, Policia thekson se këto janë vlera që bashkojnë shoqërinë dhe sjellin mirësi, begati dhe paqe në çdo familje.
Një falënderim i veçantë shkon për punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë ndërsa janë në detyrë, larg familjeve, në rrugë, patrullë apo në shërbime të tjera. Sipas mesazhit, ata mbajnë mbi supe jo vetëm uniformën dhe përgjegjësinë, por edhe sakrificën e besimit.
Në fund, Policia e Shtetit uron një muaj të bekuar për të gjithë besimtarët, me agjërim të lehtë dhe paqe në familje.
Urimi i plotë i Policisë së Shtetit për besimtarët myslimanë
“Policia e Shtetit uron të gjithë besimtarët myslimanë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës, solidaritetit, durimit dhe respektit për njëri-tjetrin, vlera që na bashkojnë si shoqëri. Sjelltë ky muaj mirësi, begati dhe paqe në çdo familje. Mirënjohje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë duke qenë njëkohësisht në shërbim, larg familjeve, në rrugë, në patrullë dhe në çdo detyrë ku i kërkon përgjegjësia. Ju mbani mbi supe uniformën dhe detyrën, por edhe durimin e besimit dhe kjo e bën shërbimin tuaj edhe më të madh.Falënderim dhe respekt për përkushtimin e dyfishtë ndaj besimit dhe ndaj ligjit. Gëzuar Muajin e Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe Zoti jua pranoftë sakrificën!




















