Alesio Romanjoli nuk do t’i bashkohet Roberto Mançinit në Doha. Drejtuesit e klubit nga Katari u përpoqën të bënin një përpjekje të fundit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian, por nuk u finalizua me sukses.
Oferta e fundit që mbërriti për qendërmbrojtësin ishte dymbëdhjetë milionë euro, një shifër edhe më e lartë se ajo e kërkuar nga klubi kryeqytetas për Romanjolin.
Por drejtuesit e Lacios, befas i rritën kërkesat, duke u përpjekur të përfitonin nga urgjenca e klubit të Katarit, që mezi priste ta kënaqte Roberto Mançinin.
Pas ofertës së mëtejshme të Al Sad, të dy klubet arritën një marrëveshje, por nuk kishte kohë të mbetur për të përfunduar marrëveshjen deri në orën 22:00 sipas kohës italiane, koha e mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve në Katar.
Kësisoj Romanjoli nuk do të udhëtojë për në Doha dhe e ardhmja e tij do të mbetet për t’u parë gjatë 48 orëve të fundit të afatit kalimtar të janarit dhe ndoshta deri në qershor.
















