Banorët që preken drejtpërdrejt nga projekti TID në Durrës, u është mundësuar një takim me kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për rreth 74 familje, që do të shpronësohen me qëllim rijetëzimin e bulevardit historik “Edidamn”, të cilët do të kenë nga një përfaqësues në takimin me Ramën sot.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në bashkinë e Durrësit aty ku do të takohet me banorët e Durrësit. Banorët tashmë ndodhen të ulur në karriget e këshilltarëve bashkiakë në pritje të nisjes së takimit me kryeministrin.

Prej ditësh banorët protestojnë duke u shprehur kundër bonusit të qirasë që bashkia ka planifikuar për banorët pas shpronësimit. Ata nuk janë kundër zhvillimit, por kundër marrjes së banesave nga shteti dhe mossigurimit nga ana e tyre të një tjetër çatie.